Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, qytetarët apel partive politike:

By Posted in - Sondazhe on June 1st, 2017 0 Comments

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, qytetarët apel partive politike:
Mos përdorni fëmijët në fushata elektorale, artikuloni problemet e tyre.

Qëndresa Qytetare zgjodhi ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve për t’i bërë apel forcave politike që kanë hyrë në garën elektorale për të qëndruar larg përdorimit të fëmijëve dhe ambienteve ku ata zhvillojnë veprimtarinë e tyre si shkollat dhe mjediset sociale.
Duke marrë parasysh incidentet që kanë ndodhur fushatën e kaluar zgjedhore, ku nxënësit u përdorën si dekor për tubimet e politikanëve ne jemi këtu për ti thënë ndal njëherë e përgjithmonë këtij fenomeni shprehet Ines Mulellari, perfaqesuese e Qendreses Qytetare. Kemi parë forume politike që ndajnë fletushka nëpër shkolla në orar të mësimit dhe për këtë kemi prova. Qëndresa Qytetare e konsideron shqetësues dhe jo etik shfrytëzimin e fëmijëve gjatë fushatës elektorale në aktivitete propaganduese parazgjedhore, që mund të nxisin politizim, konflikte dhe dhunë mes bashkëmoshatarëve, paragjykime apo stigmatizim të fëmijëve në raste të caktuara.
Prandaj ne i drejtojmë këtë thirrje sot:
Partive Politike mos të shfrytëzojnë fëmijët për fushatë elektorale, por të përfshijnë përmirësimin e mirëqenies së tyre në programet e tyre zgjedhore, fakt që nuk e kemi parë ende nga ndonjë forcë politike. Sot fëmijët kërcënohen çdo ditë nga internet i pasigurte dhe dhuna në shkolla, prandaj kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje e jo për shfrytëzim.
Rudina Niklekaj iu drejtua Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të mbajë nën vëzhgim shkollat dhe kopshtet, të mos lejojë që procesi mësimor të pengohet gjatë fushatës zgjedhore. Të mos shfrytëzohen ambientet shkollore gjatë fushatave elektorale të subjekteve politike dhe të mbajë politikanët larg nga dyert e shkollave.
Këtë thirrje ja drejtojmë prindërve shqiptarë të informojnë fëmijët e tyre për të mos e ndërprerë procesin mësimor, për pjesëmarrje në fushatat elektorale të partive politike. Po ashtu, apelojmë te prindërit, të cilët marrin pjesë aktivitete zgjedhore të partive, që të mos i politizojnë fëmijët që janë ende në zhvillim e sipër. Fëmijët shqiptarë kanë nevojë për mbështetje dhe kushte më të mira në shkolla dhe kopshte jo për debatet fyese që ofron politika sot.
Marjon Gorica ne emer te Qendres se Politikave Rinore i beri thirrje mediave duke u shprehur: edhe ju të nderuar përfaqësues të medias ju kërkojmë të jeni vigjilentë dhe të merrni një rol aktiv për raportimin e rasteve ku fëmijët shfrytëzohen për qëllime partiake gjatë fushatës elektorale në çdo cep të Shqipërisë.
Thirrja jonë i drejtohet me të njëjtin zë institucioneve të pavarura, Presidentit të Republikës, Avokatit të Popullit dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive të jenë syçelë dhe aktivë me rolin e tyre për të mbrojtur interesin më të lartë të fëmijës ashtu siç e parashikon legjislacioni ynë, ashtu siç kërkohet nga Konventat Ndërkombëtare dhe standardet e Bashkimit Europian shprehet Gorica.

 

Please leave a Comment