Rreth Nesh

Qëndresa Qytetare është hapësira për ata shqiptarë që besojmë tek pushteti i qytetarit dhe që janë të vendosur për të mos qenë pjesë e sistemit politik.

Qëllimi ynë është të mbrojmë dinjitetin dhe personalitetin njerëzor dhe të 
forcojmë qytetarinë nëpërmjet depolitizimit, orientimit drejt iniciativës së lirë,
promovimit të biznesit dhe kreativitetit rinor, rritjes së vigjilencës 
së konsumatorit, rritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe orientimit drejt një arsimi 
cilësor.

Objektivat tona jane:

1. Forcimi komuniteteve qytetare ne lagje, shkolla dhe njësi administrative
2. Advokimi për një shërbim publik dinjitoz ndaj qytetarit
3. Mbrojtja e Konsumatorit bazuar në Strategjitë kombëtare dhe ligjet në fuqi
4. Rritja e ndërgjegjes kombëtare dhe promovimi i një sistemi arsimor cilësor
5. Mbrojtja nga diskriminimi dhe dhuna në institucionet publike dhe familje



Qëndresa qytetare do të jetë hapësira për ata shqiptarë që besojmë tek pushteti 
i qytetarit dhe që janë të vendosur për të mos qenë pjesë e sistemit politik. 
Të jesh një qytetar me pushtet është më mirë se të pretendosh karrigen 
e një pushtetari.